Kërcënimi rus dhe kinez/ Biden në samitin e vendeve nordike, pas takimit të NATO-s në Lituani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbarkura në Helsinki të Finlandës, për të marrë pjesë në samitin e lidervëe nordikë që mbahet ditën e sotme për të parë mundësitë e bashkëpunimit teksa kërcënimi vijon të jetë në rritje nga Rusia dhe Kina.
Për këtë arsye, Biden do të takohet me liderët e Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Islandës dhe Danimarkës, duke shënuar samitin e tretë të tillë dhe të parën e administratës së Bidenit.
Ky takim vjen pas samitit të NATO-s që u mbajt në Lituani, ku Turqia hoqi kundërshtimet e saj ndaj pranimit të Suedisë në Aleancën Ushtarake, por ishte edhe një mundësi që u dha udhëheqësve për të diskutuar një sërë çështjesh të tjera të ngutshme.
Takimi i vendeve nordike vjen gjithashtu edhe pasi Finlanda u bashkua me NATO-n dhe Suedia është e vendosur të bashkohet me aleancën, duke ofruar një shtysë dhe shfaqje të fortë të unitetit mes luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ndër çështjet e tjera për diskutim do të jenë Siguria e Arktikut teksa ka një prani si nga Kina ashtu edhe nga Rusia në këtë zonë që po bëhet më e aksesueshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




