Kërkesa të larta për universitetin e Durrësit

Sociale | 5 vite më parë

Universiteti “Aleksander Moisiu” në Durrës po pëlqehet gjithmonë e më shumë nga maturantët e vendit tonë. Nga 22 mijë aplikime gjithsej në portalin U Albania, 19 mijë prej tyre janë bërë për degët e universitetit “Aleksandër Moisiu”. Në fund të raundit të parë të regjistrimeve ky proces duket se ka ecur mjaft mirë. Xhafer Rakipllari, drejtor i Administrimit dhe Shërbimeve Akademike pranë UAMD-së thotë se deri tani janë kryer 1348 regjistrime në total, ose 70 përqind të regjistrimeve totale të vitit të kaluar.
Rakipllari ka shtuar se me kënaqësi kanë parë këtë vit një interes të rritur të maturantëve për degën matematikë-informatikë, si degë që ofron mundësi më të shumta punësimi dhe perspektivë pas përfundimit të studimeve.
Degët më të kërkuara për momentin në këtë universitet janë ato të shkencave mjekësore teknike, infermieria, financë kontabilitet, drejtësi-administrim public, shkenca kompjuterike dhe teknologji informacioni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme