KESH vijon eksportin, gjatë muajit nëntor kompania arkëtoi rreth 10 milion euro

Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e javëve të fundit vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjitike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara.
Në njoftimin e fundit të publikuar në faqen e kompanisë janë shituar janë në total 14.400 megavat energji e cila u shit me një çmim prej 117.35 Euro/MWh për një vlerë totale prej 1,69 milion euro.
Korporata ka mbyllur me dhjetëra procedura shitje duke arkëtuar rreth 50 milion euro përgjatë 2023-shit.
Vitet e fundit për shkak edhe të krizës energjitike, çmimi për një megavat kaloi vlerën e 500 eurove.
Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burime alternative si dielli dhe era, ndonëse mbetet ende e varur nga burimet hidrike.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




