Kiev, goditet kulla televizive, zona mbulohet nga tymi

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë pranë kullës televizive në Kiev. BBC raporton për një sulm të ndërmarrë nga forcat ruse, që ka shkaktuar ndërprerjen e sinjalit televiziv për disa momente. Në disa pamje të shpërndara në Twitter, e gjithë zona shihet e mbuluar nga tymi. Nuk dihet nëse është goditur direkt kulla, apo shpërthimi ka qenë në zonën pranë saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




