Kievi: Njëqind civilë ende të bllokuar në fabrikat e çelikut në Mariupol

Botë | 4 vite më parë

 

Njëqind civilë janë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol. Sipas këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Mariupolit , Petro Andryushchenko, pavarësisht faktit se në fabrikë ka civilë, sërish kjo nuk i ka zvogëluar sulmet e Rusisë.

Prej javësh, fabrika e çelikut është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, një qytet në jug të Ukrainës, i cili që nga fillimi i konfliktit ka qenë një nga objektivat kryesore të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Luftëtarët e fundit të mbetur janë vendosur në këto tunele, 24 kilometra të gjatë, në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal.

CNN shkruan se fabrika ka qenë jashtë përdorimit që nga 19 marsi, por nëntoka, e gërmuar në kohët sovjetike, është bërë një strehë, si për civilët ashtu edhe për ushtarët ukrainas. Javët e fundit disa herë janë bërë përpjekje për evakuimin e civilëve, por ende nuk është arritur largimi i të gjithëve./ rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme