Kili, Gabriel Boric presidenti i ri i vendit

Botë | 5 vite më parë

Kilianët zgjodhën ish-udhëheqësin e studentëve Gabriel Boric si presidentin e ri të vendit.

35-vjeçari përballej me politikanin e krahut të djathtë, Jose Antonio Kast në fletën e votimit për postin më të lartë të vendit.

Me 99 për qind të votave të numëruara, Boriç mori 55,9 për qind të votave, ndërsa Kast 44,1 për qind.

Kast shkoi në Twitter se kishte folur me rivalin e tij dhe e uroi atë për “triumfin e tij të madh”.

“Nga sot ai është presidenti i zgjedhur i Kilit”, ka shkruar Kast në rrjetet sociale.

Në vendin e Amerikës së Jugut rreth 15 milionë njerëz kanë të drejtën e votës.

Boric ka premtuar arsimim publik, kujdes më të mirë shëndetësor dhe mbron të drejtat e emigrantëve, popujve indigjenë dhe homoseksualëve.

Për një kohë të gjatë, Kili shihej si një shembull i ndritshëm në një rajon të shënuar nga varfëria, dhuna dhe trazirat politike.

Vendi me më shumë se 19 milionë banorë ka të ardhurat më të larta për frymë në Amerikën e Jugut ku varfëria është ulur ndjeshëm në dekadat e fundit./ DPA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme