Kili “shkundet” nga tërmetet, më i forti 6.5 Rihter

Botë | 5 vite më parë

Disa lëkundje shumë të forta sizmike kanë goditur Kilin pas mesnatës duke shkaktuar panik të madh te banorët, pjesa më e madhe e të cilëve qëndruan jashtë shtëpive të tyre.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Bio Bio, aty ku u regjistrua dhe lëkundja më e fortë me magnitudë 6.5 Rihter. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Sipas ekspertëve, lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në Argjentinë pasi tërmeti ka qenë në një thellësi 10 km larg sipërfaqes së tokës dhe zgjati për më shumë se 30 sekonda./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme