Kim mbron Reformën në Drejtësi: Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka publikuar së fundi një mesazh për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ku ka bërë thirrje për të ndaluar kërcënimet, frkësimin dhe nxitjen korruptive. “Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni!” shkruan zonja Kim.
“Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan zonja Kim.
Sipas disa mediave shqiptare statusi i zonjës Kim është në përgjigje të deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha se diplomatja amerikane po u bën presion gjyqtarëve të Apelit për statutin e 11 dhjetorit, që legjitimon marrjen e drejtimit të PD nga ana e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




