Kim : Populli po përballet me një luftë të madhe për jetë a vdekje!

Botë | 5 vite më parë

Lideri koreano verior Kim Jong Un shënoi 10 vitet e tij në pushtet me një fjalim ku më shumë u fokusua tek ekonomia dhe fabrikat e vendit sesa tek armët bërthamore apo ShBA. Sipas agjencisë shtetëore të lajmeve të vendit komunist, KCNA, gjatë fjalës së mbajtur të premten në fund të një takimi të rëndësishëm të partisë së punës që ai drejton, Kim shpallosi synimet e vendit për 2022-in, ku prioritet do të kishte zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i jetëve të popullit, pasi siç raportohet të ketë thënë Kim populli po përballet me një luftë të madhe për jetë a vdekje. 
Në të shkuar, Kim i ka përdorur fjalimet e mbajtura në prag të vitit të ri për të bërë njoftime madhore për politika që do të ndiqeshin, si psh lancimi i angazhimeve domethënëse diplomatike me SHBA-në dhe Korenë e Jugut. Por në një përmbledhje e fjalimit të tij që u publikua nga KCNA nuk vihet re ndonjë përmendje specifike e SHBA-së apo Koresë së Jugut. Në vend të kësaj ai u shpreh vetëm se Peniani do të vijonte të fuqizonte aftësistë mbrojtëse për shkak të një mjedisi të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin korean. Fjalimi më shumë u fokusua tek kriza ekonomike që po përjeton vendi për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia, çka ka bërë që Korea e veriut të jetë më e izoluar se kurrë dhe qytetarët të përballen me  një mungesë të theksuar të ushqimeve. “etyrat bazë me të cilat do të përballemi vitin e ardhshëm janë sigurimi i një garancie të palëkundur për zbatimin e planit pesëvjecar dhe ndërmarrja e ndryshimeve mbresëlënëse për zhvillimin kombëtar dhe jetët e qytetarëve” citohet të ketë thënë lideri koreano verior. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme