Kina beson se mund të arrihet një marrëdhënie e qëndrueshme me SHBA-në

Botë | 5 vite më parë

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun tha se shpreson se presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të vërë në veprim deklaratën e tij se nuk ka ndërmend të fillojë një “luftë të re të ftohtë” me Kinën.

Përfaqësuesi kinez në konferencën për media në internet pas takimit të drejtuesve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së e cila përfundoi të hënën tha se SHBA-ja duhet të shmangë “qëndrimin e saj konfrontues kundër Kinës” dhe “sulmet provokuese”. Zhang tha se ata presin që Biden të veprojë sipas deklaratave të tij se ai nuk dëshiron një luftë të re të ftohtë me Kinën.

Ai theksoi se ata sinqerisht shpresojnë që SHBA-ja të braktisë logjikën e luftës së ftohtë dhe të ndërmarrin veprime.

“Besoj se mund të arrihet një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme Kinë-SHBA nëse të dyja palët marshojnë drejt njëra-tjetrës. Përndryshe, shqetësimet do të mbeten në mes”, tha Zhang.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi Kinën dhe SHBA-në për “luftën e ftohtë” dhe u kërkoi atyre të riparojnë marrëdhëniet e tyre plotësisht të këqija./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme