Kina bllokon metropolin Xiamen pas shpërthimit të Deltas

Botë | 5 vite më parë

Një shpërthim i ri i variantit shumë infektiv Delta të koronavirusit ka rezultuar në vendosjen e kufizimeve të gjera ndaj qytetarëve në Kinën Juglindore.

Autoritetet në metropolin bregdetar të Xiamenit, provinca Fujian, u thanë sot 4,3 milionë banorëve që të mos largoheshin nga qyteti, pas anulimit të veprimtarive kryesore, mbylljes së shkollave, restoranteve dhe qendrave tregtare.

Masat erdhën pasi 32 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në qytet të hënën, duke e çuar numrin e infeksioneve në provincën Fujian në më shumë se 100 që nga java e kaluar.

Përhapja aktuale filloi në qytetin Putian, në veri të Xiamenit.

Një burrë besohet se e ka sjellë virusin në Putian pas një vizite në Singapor.

Qeveria kineze po ndjek strategjinë zero Covid-19./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme