Kina kundër vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tajvan

Kina ka shprehur zemërimin e saj për vizitën që një delegacion parlamentar i BE-së – i kryesuar nga eurodeputeti francez Raphael Glucksmann, i sanksionuar nga Pekini në mars, do të jetë javën e ardhshme në Tajvan.
“Mungesa e shkëmbimeve zyrtare në çdo formë me autoritetet tajvaneze është një pjesë thelbësore e respektimit të parimit “Një Kinë”. Parlamenti Evropian është një organ zyrtar i BE-së dhe nëse do të dërgonte eurodeputetë për të vizituar Tajvanin, do të shkelte seriozisht angazhimin e BE-së për parimin “Një Kinë”, do të dëmtonte interesin thelbësor të Kinës dhe do të minonte zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve me Kinë-BE”, shkruan në një deklaratë përfaqësia kineze në Bruksel.
“Parimi “Një Kinë” është një normë e njohur botërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka një konsensus ndërkombëtar, duke qenë “gjithashtu themeli politik për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe BE-së”, vijon deklarata e përfaqësisë kineze në Bruksel./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




