Kina ofronë 5 milionë juanë ndihmë humanitare për Ukrainën

Kryqi i Kuq Kinez do të ofrojë një grup ndihme humanitare me vlerë 5 milionë juanë (791,540 dollarë) për Ukrainën, e përbërë nga nevojat e përditshme, tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian raporton Reuters.
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë muajin e kaluar ka bërë që mbi 1.5 milionë ukrainas të ikin jashtë vendit, ndërsa atyre që mbetën në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit po mbaronin shpejt pa energji elektrike, ngrohje, ushqim dhe ujë të pijshëm pas më shumë se një jave bombardimesh.
Kina ka refuzuar të përshkruajë aktivitetet e Rusisë në Ukrainë si pushtim. Rusia i quan veprimet e saj një “operacion special”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




