Kina po largohet nga Rusia? Ministri i jashtëm kinez “mesazh” Putinit nga Nju Jorku

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ministrat e jashtëm të Kinës dhe Ukrainës, respektivisht Wang Yi dhe Dmytro Kuleba, dolën ballë për ballë duke siguruar se Pekini bën thirrje për respektimin e “sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendet”, sipas raporteve të mediave kineze.
Ministrat e jashtëm u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së në Nju Jork. Takimi, i cili ka të ngjarë të shqetësojë Kremlinin, përkon me fillimin e “referendumeve” për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia nën kontrollin e plotë ose të pjesshëm të Moskës. “Presidenti Xi Jinping theksoi se sovraniteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet,” i tha Wang Yi homologut të tij ukrainas.
“Shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të merren seriozisht,” shtoi diplomati kinez.
Takimi është një shenjë se Pekini po kërkon të balancojë më shumë pozicionin e tij, i cili zyrtarisht ishte “neutral”, por deri më tani shihej si i prirur drejt Moskës. Wang Yi është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Nju Jork.
“Kina është kujdesur gjithmonë të promovojë bisedimet e paqes, duke mos qëndruar kurrë duarkryq, duke mos i hedhur benzinë zjarrit apo duke përfituar nga situata për përfitimin e saj”, tha Wang Yi.
Pekini ka refuzuar të dënojë publikisht ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe ka kritikuar sanksionet perëndimore kundër Moskës. Por ai ka ngritur “pyetje dhe shqetësime” me Moskën për luftën, siç u detyrua të pranojë Vladimir Putin në samitin e Samarkandit, ndërsa këtë javë Kina bëri sërish thirrje për një armëpushim në Ukrainë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




