Kina, të tjera medalje ari

Kina nuk ka të ndalur në medalje në Kampionatin Botëror të sporteve ujore, që po zhvillohet në Fukuoka dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiotar.
Medalja e dymbëdhjetë e artë për Kinën ka ardhur në hedhje nga trampolina 3 metra për femra, atje ku vendin e parë e ka zënë Çen Jiuen, që ka lënë nga pas bashkatdhetaren Jani Çang dhe kanadezen Pamela Uer.
Ndërkohë medalja e trembëdhjetë e artë ka ardhur në notin artistik, kjo në programin e lirë ekipor, teksa vendi i parë shkoi përsëri për Kinën. Në vendin e dytë Japonia dhe në të tretin Ukraina. Kampionati Botëror i sporteve ujore përfundon më 30 korrik, ndërsa java në vazhdim do të jetë për garat e notit dhe vaterpolon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




