Kina, tetë medalje të arta

Tetë medalje të arta për Kinën, që vijon të dominojë Kampionatin Botëror të sporteve ujore në Fukuoka, teksa gjithçka po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Fillimisht Kina ka dominuar në hedhje nga trampolina 3 metra për femra e sinkronizuar, atje ku në vend të parë doli çifti Çang/Çen, që kanë lënë nga pas britaniket Mev Jensen/Harper dhe italianet Pelakani/Bertoki.
Ndërkohë një tjetër e artë për Kinën ka ardhur në hedhjen nga trampolina 10 metra e sinkronizuar për meshkuj. Në vend të parë çifti kinez Lian/Jang pas së cilës janë renditur dyshja ukrainase Sereda/Boliuk dhe dyshja meksikane Berlin Rejes/Uilars Vaskez.
Dhe për çudi, apo në mënyrë të papritur, një tjetër e artë për Kinën ka ardhur në notin artistik, atje ku deri më tani ka dominuar Japonia. Pikërisht në Rutinën Akrobatike, Kina ka dalë mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë. Kampionati Botëror i notit përfundon më 30 korrik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




