Kinë, 4 të vdekur në një aksident në minierën e arit

Botë | 5 vite më parë

Pas operacioneve njëjavore të shpëtimit, autoritetet në Kinën veriperëndimore sot konfirmuan se të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi uji me baltë bllokoi hyrjen në një minierë ari.

Autoritetet lokale në provincën Shaanxi theksuan se tre minatorët e fundit u gjetën të vdekur në vend, raportoi transmetuesi publik kinez CGTN.

Ishte një javë më parë kur miniera, e vendosur në qarkun Taibai, u përmbyt dhe hyrja e saj u bllokua. Një person u raportua i vdekur ndërsa operacionet e shpëtimit ishin nisur për të shpëtuar të tjerët.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.​​​​​​​/AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme