“Kisha frikë, nuk ka dashuri të përjetshme”. Maya: ‘Sarile’ mbështetet tek ‘Pipzat’

Këngëtarja e njohur Maya ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’ ku ndau rrëfime mbi jetën artistike dhe personale. Në bilancin e vitit ajo thotë se ka pasur shumë koncerte e evente muzikore edhe pse duket se tashmë ka një vendimmarrje.
‘Kam arritur në pikën që i them dhe ‘jo’ koncerteve kur jam e lodhur. Nuk vë paranë para vetes. S’do e bëj’ – tregoi këngëtarja.
Fundviti është koha që të gjithë bashkohemi pranë familjes, por jo për Mayën. Ajo tha se prej vitesh si shumë kolege feston larg për shkak të impenjimeve artistike. Dukë folur për djalin, Maya ndau disa momente emocionale nga pritja e ëmbël.
‘Kisha një shtatzëni në moshë të madhe dhe rrezikshmëria ishte më e lartë. Kisha frikë se mos e humbisja. Deri në muajin e 4 nuk I thashë as njerëzve të mi sepse kisha frikë, por edhe besoja tek besëtytnitë. I këshilloj vajzat të bëhen nëna në moshë të re.
Nuk i kam pasur kushtet për tu bërë nënë më herët. Dikur doja të martohesha dhe të bëja fëmijë, tani mendoj ndryshe, që një grua duhet të bëhet nënë edhe pse nuk po e gjen mashkullin ideal. Dashuri të përjetshme nuk ka. Dashuri të përjetshme është vetëm në raporte gjaku” – përfundoi Maya.
Gjatë programit u zhvilluan disa teste muzikore mes të cilave u përmend edhe ‘Sarile’. Sipas saj kënga është një gjetje por nga mbështetje tek kënga e njohur ‘Pipzat’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




