Kishin zënë me çadra e shezlongë plazhin e Gjipesë, nën hetim 2 persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy persona janë vënë në hetim pasi kishin vendosur pa lejë çadra dhe shezlogë në gjirin e Gjipesë në Himarë.

Pas kontrolleve efektivët hoqën 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje në këtë plazh, duke e zaptuar atë në mënyrë të paligjshme.

Nën hetim janë vënë  A. Z dhe B. Sh., ndërsa kontrollet për lirimin e plazheve publike dhe të lira për qytetarët vijojnë në të gjithë rivierën e jugut të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme