Klop: Guardiola më i miri, e çmendur vazhdimësia e dy skuadrave

Angli | 5 vite më parë

Më në fund përballë njëri tjetrit, me Premier League në lojë. Ndeshja e shumëpritur mes Manchester City dhe Liverpool zhvillohet të dielën në stadiumin Etihad. “Ndeshje vendimtare? Nuk mund të vendos se çfarë mendojnë njerëzit, jam i lumtur që jam pjesë e një eventi të tillë”, buzëqeshi Jurgen Klopp në konferencën për shtyp. “Vazhdimësia që kanë pasur këto dy skuadra vitet e fundit është e çmendur”. Për kolegun Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë në botë dhe të gjithë jemi dakord për këtë. Nëse dikush nuk është dakord, unë me të vërtetë nuk e kuptoj se si e bën këtë”.

Tabela e Premier Ligës thotë: City 73 pikë dhe Liverpool 72, prandaj ndeshja e madhe e së dielës rëndon si një gur në ambiciet e dy klubeve, rivaliteti i të cilëve është total dhe emocionues. Klopp dhe Guardiola do të përballen edhe në gjysmëfinalen e FA Cup dhe kushedi në finalen e Champions League. “Pres një ndeshje të madhe – pranon Klopp – ndonjëherë në përplasje direkte për majat nuk është kështu, por këtë herë janë dy skuadra që e luajnë”.

Trajneri gjerman i rikthehet më pas konceptit të ‘mendimit të tepërt’ të shprehur nga Guardiola në prag të ndeshjes kundër Atletico Madridit (“Mendoj shumë, prandaj kam rezultate të shkëlqyera në Champions League. Nesër luajmë 12”): Pep ishte ironik. Të gjithë ne mendojmë shumë dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë bëjmë gabime dhe herë të tjera gjejmë zgjidhjet e duhura. Të menduarit shumë është ajo që na bën të pavarur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme