Klop-Liverpul, rinovim deri në vitin 2026

Angli | 5 vite më parë

Jurgen Klopp ka rinovuar kontratën me Liverpool. Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez në rrjetet sociale dhe me një deklaratë në faqen zyrtare: “Klubi i futbollit Liverpool ka kënaqësinë të njoftojë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re për të zgjatur angazhimin e tij me klubin”. Marrëveshja e tij skadoi në qershor 2024, por trajneri gjerman ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2026.

“Ka kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem. I lumtur, i nderuar, me fat, i privilegjuar, entuziast. Si me çdo marrëdhënie të shëndetshme, është një rrugë e dyanshme dhe ishte ndjenja e të qenit të drejtë për njëri-tjetrin, që më solli fillimisht këtu dhe më shtyu për të rinovuar. Këtë herë, duke pasur parasysh kohën e gjatë së bashku, më duhej të pyesja veten: a është e drejtë të qëndroj ende në Liverpool? Dhe me bashkëpunëtorët e mi arritëm në përgjigjen: Po, një klub që vazhdon të ecë në drejtimin e duhur, ne kemi ide të qarta për atë që duam dhe si të përpiqemi ta arrijmë atë. Dhe ky është gjithmonë një pozicion i mrekullueshëm për të rifilluar”, janë fjalët e Klopp të raportuara nga faqja e internetit e Liverpool-it. .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme