Knesseti voton buxhetin duke mënjanuar zgjedhjet e reja

Botë | 5 vite më parë

Parlamenti izraelit ka votuar për miratimin e buxhetit të propozuar nga qeveria, duke shmangur kështu nevojën për zgjedhje të reja.

Parlamenti izraelit, Knesset, miratoi në ligj buxhetin e shtetit 2021 me 61 vota pro nga 120 anëtarë të parlamentit.

Nëse buxheti nuk miratohej deri më 14 nëntor, parlamenti shpërndahej automatikisht, duke provokuar zgjedhje të reja brenda 90 ditëve.

”Kjo i jep Izraelit një buxhet të ri për herë të parë që nga marsi 2018”, raportoi gazeta ”Jerusalem Post”.

Buxheti ishte një hap vendimtar që koalicioni qeverisës nën kryeministrin Naftali Bennett të mbijetonte./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme