Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite pengon sulmet e Huthive

Rebelët Huthi të Jemenit lëshuan një raketë balistike dhe shënjestruan një qytet në jug të Arabisë Saudite me 4 dronë të armatosur, por sulmi u pengua, njoftoi të enjten agjencia saudite e lajmeve (SPA).
Sipas raportit, i cili citonte një deklaratë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, një raketë që synonte civilët në qytetin e Jazanit u rrëzua dhe 4 dronë të ngarkuar me eksploziv u interceptuan dhe u shkatërruan.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite pohoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët në përputhje me ligjet humanitare ndërkombëtare.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Huthit.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të kthente territoret e pushtuara nga Huthit.
Sipas OKB-së, konflikti ka marrë më shumë se 233 mijë jetë./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




