Koalicioni saudit shënjestron depot e raketave balistike dhe magazinat e armëve në Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite shënjestroi depot e raketave balistike dhe magazinat e armëve dhe dronëve që u përkasin rebelëve Houthi në Jemenin verior në mbrëmjen nga e mërkura në të enjten.
Koalicioni përmes një deklaratë tha se sulmet ajrore u kryen në provincat Saada dhe Sanaa, si dhe këto ishin operacione të arsyeshme, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
Ndërkohë, sipas Almasirah TV, një kanal i lidhur me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, forcat ajrore të koalicionit ndërmorën pesë sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Sana-s.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana’a.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore që kishte për qëllim zmbrapsjen e pushtimeve territoriale të Houthive.
Konflikti ka marrë më shumë se 233.000 jetë, sipas OKB-së./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




