Komenti i Ronaldos për Kylian Mbappe thyen rekorde

Spanjë | 2 vite më parë

Njoftimi për transferimin e Kylian Mbappe te Real Madridi shkaktoi reagime në mbarë botën, një ndër ata që  komentoi ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Ish-ylli i madrilenëve, skuadër me të cilin fitoi katër Champions League, tashmë në Arabinë Saudite, ka ripostuar foton e postuar dje në rrjetet sociale nga Mbappé, ku shihet kampioni francez fëmijë, i veshur me një kostum sportiv të Real Madrid së bashku me CR7 (idhullin e tij) që e përkëdhel.

“Tani është radha ime të të admiroj. I emocionuar që të të shoh duke ndezur Bernabeun.  HalaMadrid”, shkruan Cristiano Ronaldo duke komentuar foton. Komenti i portugezit ka thyer një rekord botëror, pasi është pëlqyer nga 3.7 milionë njerëz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme