Komisioneri Várhelyi viziton Tiranën më 28 prill

Politikë | 5 vite më parë

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Olivér Várhelyi do të vizitojë Tiranën më 28 prill.

Lajmi bëhet i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, do të vizitojë Shqipërinë më datë 28 prill, për t’u theksuar autoriteteve shqiptare angazhimin e BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai do të takohet me komunitetin shqiptar të biznesit, do të vizitojë konviktet e studentëve që po rehabilitohen përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së si dhe do të inaugurojë dy shkolla të rindërtuara përmes programit EU4Schools” bëhet e ditur në njoftim.

Vizita e Olivér Várhelyi, vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetë zoti Várhelyi është ndër përkrahësit e zjarrtë të mbajtjes së konferencës. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme