Komisioni i BE-së pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha komisioni të premten në një deklaratë.
Ai po pezullon gjithashtu pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe “nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re” me organizatat ruse.
“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.
Vlerësimi i situatës sa i përket Bjellorusisë është në vazhdim, shtoi komisioni./CNN
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




