Komisioni i Jashtëm miraton unanimisht projektligjin për Bordin e Paqes

Komisioni për Politikën e Jashtme i Kuvendit ka dhënë miratimin për projektligjin që parashikon aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas vendimit të mëparshëm të Kuvendit për shqyrtimin e tij me procedurë të përshpejtuar. Projektligji u mbështet unanimisht në komision, me 13 vota në favor.
Sipas burimeve, gjatë procesit të votimit nuk u regjistrua asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se komisioni ka miratuar projektligjin pa ndryshime, duke ruajtur variantin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




