Komisioni i Rithemelimit publikon të dhënat, lidhur me votimin për kryetar të PD-së

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka dalë pak minuta më parë në një konferencë për media, duke publikuar të dhënat, lidhur me votimin për kryetar të PD-së mes Berishës dhe Elezit, si dhe për ecurinë në tërësi të procesit zgjedhor.
Albana Vokshi, kryetare e grupit të punës në zgjedhjet për kreun e PD, ka dhënë edhe detaje rreth procesit.
“Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë, qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve, ku kulmoi me kryetarët e degëve me parimin një anëtar, një votë. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë, një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve”, tha Vokshi.
Sipas PD:
Në total kanë votuar 43.680 demokratë
Sali Berisha 40.840 vota
Ibsen Elezi 2532 vota
Të pavlefshme 328 fletë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




