Komisioni i Rithemelimit, reagon pas vendimit të KQZ për mosregjistrimin e Berishës në koalicion me LSI

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar, pasi KQZ nuk regjistroi ditën e sotme Sali Berishën në koalicion me LSI. Sipas Komisionit, ky vendim i sotëm i KQZ është një tjetër manovër e Ramës, “i cili po bënë gjithçka që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Basha”. Komisioni i Rithemelimit shkruan se demokratet do votojnë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe jo për kandidatet e zarfeve të Lulzim Pazarit.
“Sot, njësoj si në dt. 8 Janar, shqiptarët u bënë dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij. Por tashmë demokratët e kanë të qartë kush është opozita e vërtetë! E kanë të qartë nga humbjet e një pas njëshme këto 8 vite, të gjitha si pasojë e shitjes që Lulzim Brava u bëri sakrificave dhe kontributit të tyre për fryrjen e xhepit familjar. Ata kanë parë qartësisht aferat e përbashkëta të pazarit Rama – Basha për portin e Durresit dhe ndërtimet tek 5 Maji.E kanë edhe më të qartë nga helmi dhe burgu që Lul Kimiku u dha brenda shtëpise së tyre në dt 8 Janar me policinë e Edi Ramës. Por nuk ka procedurë, tutor apo pazar që do e shpëtoje Lulzim Bravën nga verdikti i votës! Ne dt 6 Mars demokratet do votojnë si njerëz të lirë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, të ciëet, në ndryshim nga kandidatët e zarfeve të Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vetë përmes parimit një anetar një votë”, shkruan Komisioni i Rithemelimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




