Komisioni Parlamentar Hetimor për zgjedhjet, PD kallëzim penal për Bashkinë e Vlorës dhe Tiranës

Pas kërkesës së disa javëve më parë drejtuar institucioneve zyrtare, për të marrë informacion, Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës ku u njoftua se ende disa nuk kanë kthyer përgjigje.
Përgjigjet nuk kanë ardhur nga Inspektoriati i Mjedisit, i cili është institucion i shkrirë dhe bashkitë e Tiranës dhe Vlorës.
Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi kallëzim penal.“Miratimi i planit të hetimit, që është pika tjetër, do të ishte i plotë, kur ne të kishim të gjithë informacionin e plotë të kërkuar. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, nga 12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon. Shkresat janë dërguar prej më shumë se 3 javë përpara. Detyrimi për përgjigje është sipas afateve që vendos komisioni. Ne duhet të reagojmë, pasi sa herë vërehet një indiferencë, në rastin më të mirë, nuk ka më justifikim ligjor. Është detyrim ligjor që të reagojmë ligjërisht ndaj këtij qëndrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre”, tha Alibeaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




