Komisionin Antikorrupsion – PS miraton pr/vendimin, kërkon pjesëmarrjen e ekspertëve të SPAK

Politikë | 2 vite më parë

Komisioni i posaçëm parlamentar për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin”, në mbledhjen e radhës miratoi projekt propozimin përmes të cilin ftohen organet e reja të drejtësisë mes tyre edhe SPAK të japin kontributin e tyre në këtë komisionin përmes dërgimit të ekspertëve

Komisioni “Antikorrupsion” i bëri ftesë edhe grupeve parlamentare dhe organeve ligjvënëse për caktimin e ekspertëve, në mungesë të opozitës Erion Braçe, solli në vëmendje zhvillimet brenda tyre, ndërsa kërkoi të gjendej një mekanizëm për informimin e deputeteve jashtë grupeve.

Gjatë mbledhjes, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për “mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, kryetari Fatmir Xhafaj  i drejtoi një ftesë publike edhe organeve të medias audiovizive, medias së shkruar, medias online dhe asaj elektronike, për të shprehur interesin për të kontribuar me ekspertizën e tyre në veprimtaritë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupeve të Ekspertëve.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme