Komuniteti hispanik me ndikim në votën presidenciale

Zgjedhjet e 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po cilësohen si një garë e shumë herëve të para. Analistë të shumtë theksojnë se nuk kanë parë kurrë partitë republikane dhe demokrate të luftojnë kaq shumë për të marrë votën e komunitetit latin.
Me 32 milionë vota, hispanikët mund të ndikojnë ndjeshëm zgjedhjet për presidentin në detyrë, Donald Trump apo sfiduesin, Joe Biden.
Sipas projeksioneve të Qendrës Kërkimore Pew, gara e 2020 mund të shënojë herën e parë ku hispanikët do të jenë grupi minoritar etnik më i madh në elektorat, me rreth 13% votues, pak më shumë se komuniteti me ngjyrë.
Në nivel kombëtar Biden kryeson mes votuesve që e identifikojnë veten si hispanikë. 53% e tyre kanë thënë se do të mbështesin demokratin, ndërsa 30% e këtij komuniteti do të votojë për Trump, pak më shumë se mbështetja e marrë në zgjedhjet e 2016-ës, sipas një sondazhi të Reuters.
Por, avantazhi i Biden prej 23 pikësh është më i ulët se ai që pati Clinton ndaj Trump në votën e 4 viteve më parë. Nëse fushata e tij nuk arriti të kompensojë atë terren, kjo mund të rezultojë “katastrofike” për Biden në shtetet e luftuara ngushtë me popullsi të konsiderueshme latine.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




