Komuniteti rom në Shkodër, përballje me mungesë të kushteve higjeno-sanitare

Prej shumë vitesh dhjetëra familje të komunitetit rom jetojnë në hyrje të by- passit në Shkodër, ndërsa kushtet ku ato jetojë janë shumë të vështira.
Ndërsa mbeturinat e depozituara prej kohësh janë kthyer në shqetësim edhe për qytetarët të cilët zgjedhin të bëjnë shëtitje pranë liqenit të Shkodrës.
Problem për këtë komunitet janë kushtet higjienike për shkak te mungesës se kanalizimeve por edhe mungesa e banesave, ato jetojnë prej më shumëse 20 vitesh në disa baraka të ndërtuara vet.
Në Shkodër mësohet se të deklaruar që jetojnë janë rreth 500 banorё romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar.
Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit.
Gazetar: L. Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




