Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Një hap me rëndësi, rrit investimet e huaja në Shqipëri

Politikë | 4 vite më parë

Sulmet kibernetike të Iranit ishin në qendër të vëmendjes në aktivitetin e organizuar sot(20 shtator) nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në një postim në Facebook, Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka konsideruar aktivitetin një nismë interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri si edhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet e vendit përmes teknologjisë.

Për Tabakun sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterik, ndaj sipas saj kjo nismë është një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë, por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.

“Një nismë tejet interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet tona përmes teknologjisë.

Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje.

Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), ëeb 3 e me radhë.

Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një “lopë koncesionare” apo si një hambar për t’u tenderuar.

Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen.

Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik“, shkruan Tabaku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme