Konflikti Duma – Veliaj, kreu i bashkisë kërkoi shtyrje të gjyqit

Deputetja e PD, Grida Duma është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Posaçme në lidhje me padinë për shpifje që ka bërë ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj në Gjykatën Penale.
Padia është ngritur pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim.
Në seancën e parë e pajtimit, Duma tha për gazetarët se Veliaj ka kërkuar shtyrje të gjyqit.
“Nuk ka për t’u paraqitur, se përballjen me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë, nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpijmë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Më takon mua të bëj një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”, tha Duma.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




