Konflikti/ Izraeli vret në një sulm ajror komandantin e raketave të grupit militant në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Izraeli ka vrarë komandantin e forcës raketore të Xhihadit Islamik Palestinez në një sulm ajror para agimit në Gaza. Sipas Izraelit, komandanti dhe dy militantë të tjerë u vranë në një goditje në katin e pestë të një ndërtese në jug të territorit.

Të mërkurën, militantët në Gaza hodhën më shumë se 500 raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite goditi më shumë se 130 objektiva militante në Gaza, në luftimet më të rënda në nëntë muaj.

Njëzet e pesë persona janë vrarë në Gaza që nga mëngjesi i së martës kur Izraeli filloi operacionin e tij kundër Xhihadit Islamik Palestinez, mes të cilëve  të paktën 10 civilë.

Nuk ka pasur viktima në Izrael, megjithëse disa raketa kanë goditur shtëpi dhe ndërtesa.

Xhihadi Islamik Palestinez është grupi i dytë më i madh militant në Gaza pas Hamasit dhe ka qenë përgjegjës për shumë nga sulmet me raketa në Izrael në vitet e fundit./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme