Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama takon kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin

Kongresi i Partisë Socialiste Europiane do mbledhë edhe sot (15 tetor) krerët e shteteve dhe qeverive, komisionerë europianë, liderë të partive politike dhe përfaqësues të tjerë. Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz në Berlin, i cili edhe do të mbyllë kongresin me fjalimin e tij.
“Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook ndërsa ka publikuar edhe foto me kancelarin Shcolz.
Inflacioni i luftës dhe kriza energjitike që ka prekur mbarë botën kanë qenë pjesë diskutimi në kongres.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




