Kongresi i PS, Manastirliu: Pagat e mjekëve do të rriten nga 1 korriku!

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka premtuar se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten sërish. Zonja Manastirliu deklaroi në Kongresin e PS se kjo do të ndodhi pavarësish se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.
Ministrja tha se rritja do të fillojë nga 1 korriku dhe gjithashtu u zotua se deri në fund të këtij mandati rritja do të shkojnë në 40%.
“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët.
Do vijojmë t’i rrisim pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë. Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40%” tha zonja Manastirliu.
Ministrja u shpreh se autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet të paguhen sipas performancës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




