Kongresi i PS-së, Peleshi: Shqipëria e sigurtë nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s!

Ministri Niko Peleshi i pranishëm në një prej 5 paneleve të hapura për publikun në Kongresin e Partisë Socialiste ka deklaruar se çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s.
“Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Zhvillimet e fundit e kanë forcuar unitetin e Aleancës në mbrojtje të hapësirës së përbashkët dhe sovranitetit të vendeve anëtare.” tha zoti Peleshi.
“Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë. Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s” tha zoti Peleshi.
Ministri shqiptar i mbrojtjes vlerësoi se “Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. “Forcat e Armatosura duhet të përmbushin detyrat që burojnë nga NATO. FA duhet të jenë të afta të përmbushin detyrimet që burojnë nga misioni kushtetues për ruajtjen e integritetit territorial të vendit” tha ministri.
Zoti Ppeleshi kujtoi se “Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë ofron potencialin për shndërrimin e vendit në një qendër të kryqëzimit të flukseve të mëdha të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Projekte të mëdha ndërkombëtare si TAP përfaqësojnë një mundësi historike për Shqipërinë. TAP është i një rëndësie strategjike pasi është alternativë për të plotësuar nevojat për gaz jorus në Evropë. Projekte madhore kombëtare, si ndërtimi i portit të ri në Porto Romano apo rindërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës e më pas lidhja me hekurudhë me Maqedonine e Veriut dhe Greqinë ofrojnë mundësi për dislokueshmëri dhe lëvizshmëri të lartë. Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. BE duhet të kuptojë domosdoshmërinë që ka integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me procedurë të përshpejtuar. Njohja e menjëhershme e Kosovës nga të gjitha vendet e BE dhe NATO-s, do t’i hapte rrugë integrimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”- tha Peleshi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




