Kongresi i PS-së, Rama: Nga sot nis projekti “Shqipëria 2030”. PD, cisternë helmi

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kongresin e Partisë Socialiste se që nga sot nis projekti i Shqipërisë 2030. Në këtë mënyrë, Rama paralajmëroi ndryshime të rrënjësishme duke theksuar se me këtë projekt duhet të përgatitet një brez i ri.

Sipas tij, jo vetëm Partia Socialiste po përgatitet për projektin e “Shqipërisë 2030” por edhe të vetë kësaj force politike të cilën e emërtoi si “Partia Socialiste 2030”.

“Sot nis natyrshëm projekti i Shqipërisë 2030 për të cilin një gjeneratë tjetër duhet të marrë kreshendo dhe më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Është kjo e koha e duhur për të nisur një investim të ri në kapitalin njerëzor të Partisë Socialiste dhe për të punuar me një ambicie të re dhe të madhe, për të pasur edhe një Parti Socialiste 2030”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama nuk la pa sulmuar edhe opozitës e cila sipas tij ka ndotur ligjërimin politik dhe jetën parlamentare, ndërsa e cilësoi Partinë Demokratike si një cisternë të mbushur me helm.

“Ne nuk jemi burimi i atij konflikti, dihet botërisht që burimi është tjetërkush që doli nga shpella e historisë si shqiptari kundër shqiptarit.

E kanë katandisur Partinë Demokratike në një cisternë helmi, që nuk i bën më punë as dreqi vetë. I njëjti që e ndot përditë ajrin e jetës politike dhe helmon përditë turmën”, tha Rama.  

Në fjalimin e tij kryeministri falënderoi edhe Lindita Nikollën e cila dha dorëheqjen nga drejtimi i Kuvendit.

“Lindita Nikolla shërbeu si kryetare e Kuvendit në tre vjet jo të lehta të jetës parlamentare. Faleminderit për forcën e shembullit që ti jep”, nënvizoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme