Konstituohet komisioni për ‘Territorialen’, miratohet sekretariati

Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar sot mbledhjen e parë ku është konsistuar dhe është miratuar edhe sekretariati. Mbledhja u hap nga dy bashkëkryetarët e komisionit Anila Denaj dhe Dhurata Çupi
Në fjalën e saj Denaj bëri një përmbledhje të rregullores dhe afatet, ndërsa Çupi foli për reformën territoriale të 2014 duke e cilësuar atë të dështuar që në vend që të sillte decentralizmin bëri krejt të kundërtën.
‘Në vitin 2014, kur u miratua Reforma Territoriale-Administrative, nuk u mbajtën parasysh dy parakushte për suksesin e saj: moskonsultimi me qytetarët, pra ishte një reformë e pakonsultuar dhe pa vullnetin e qytetarëve dhe parakushti tjetër, pa konsensusin e opozitës. Në gjykimin tim është një reformë e dështuar dhe duhet t’i rikthehemi në themel. Ajo çfarë synoi ishte thellimi i decentralizimit. Sot jo vetëm që nuk e kemi, por thelloi centralizimin ndaj pushtetit qendror. Sot ka qytetarë që nuk e marrin shërbimin publik ndaj bashkive, një nga arsyet është largësia e madhe gjeografike. Synimi tjetër ishte për vetëqeverisje lokale. Kryetarët e bashkive janë të cenuar në autoritetin e tyre. Një nga synimet ishte simetri në ndarjen territorial administrative, që nuk e kemi sot’, tha Çupi.
Komisioni i Reformës Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita.
Anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale
PS
- Anila Denaj (bashkëkyetare)
- Baftjar Zeqo (anëtar)
- Lavdërim Krashi (anëtar)
- Fadil Nasufi (anëtar)
- Anila Denaj (anëtar)
- Eduart Ndreca (anëtar)
- Anduel Tahiraj (anëtar)
- Ilir Pendavinji (anëtar)
- Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
- Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
- Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
- Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)
PD
- Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
- Zef Hila (anëtar)
- Andia Ulliri (anëtar)
- Xhelal Mziu (anëtar)
- Orjola Pampuri (anëtar)
- Saimir Korreshi (anetar)
- Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
- Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
- Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




