Kontribut në arsim, Kushi vlerëson mësuesen nga Devolli, Zoja Bino

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin 37-vjeçar në arsim të Zoja Binos, mësuese dhe drejtuese në shkollën e mesme të bashkuar “Jorgo Plaku”, Hoçisht, Devoll.
“Mësuesja e matematikës dhe fizikës Zoja Bino ka ndërtuar figurën e një mësuesi model, falë aftësive të saj profesionale, punës së palodhur, si dhe komunikimit e bashkëpunimit racional me nxënësit, kolegët dhe komunitetin”, vlerësoi Kushi.
“Korrekte dhe e përkushtuar për krijimin e një atmosfere miqësore, të sigurt dhe pozitive në mësimdhënie, ajo dallohet gjithashtu për vizionin, metodologjinë shkencore, si dhe rezultatet e arritjet cilësore të nxënësve në olimpiadat rajonale dhe kombëtare”, tha më tej Ministrja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




