Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona dhe alkool

Drogë, telefona dhe alkool janë gjetur gjatë kontrolleve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Kontrollet janë kryer në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.
Gjatë kontrollit në ambientet e institucionit, pranë Godinës “A”, janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, si dhe disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkoolike. Po ashtu, në dy vende të ndryshme është gjetur edhe lëndë e dyshuar narkotike.
Në një rast tjetër brenda të njëjtit institucion, gjatë kontrollit me skaner ndaj të dënuarit A.M., janë konstatuar pesë qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në rroba.
Pas konstatimit, i dënuari është shoqëruar në sektorin e veçimit, ndërsa drejtuesit e institucionit dhe strukturat e Agjencisë janë vënë në dijeni për vijimin e hetimeve dhe masave administrative e ligjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









