Kontrolli teknik i mjeteve, nga janari, shteti merr përsipër shërbimin.-Ja risitë

Politikë | 6 vite më parë

Shqetësimit të poseduesve të mjeteve motorike lidhur me kontrollin teknik të automjeteve, pas përfundimit të afatit ligjor të kontratës koncensionare, i është përgjigjur në mëngjesin e së mërkurës kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale kryeministri, pasi e ka quajtur “absurd” koncensionin në fjalë, ka treguar se nga fillimi i vitit të ardhshëm, shërbimi do t’i kalojë shtetit, sikundër e përcakton edhe kontrata koncensionare në marrëveshjen midis palëve.

Kryeministri Rama dhe se kalimi nga privati te shteti sjell edhe isa risi në këtë shërbim të domosdoshëm dhe mjaft problematik në menaxhimin privat. Sipas kryeministrit, nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve. Kështu  mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim, ndërsa ato të përdorura nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet. Sa i përket mjeteve taksi, autoshkolla dhe mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, sipas kreut të qeverisë, nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve do të kryhet me tarifat ekzistuese, që janë të përgjysmuara po të llogarisësh  afatin e vlefshmërisë së kontrollit. Kryeministri Ramna premtoi edhe rritjes së cilësisë së shërbimit dhe modernizimin e tij tani nën pronësinë e shtetit.

Koncensionarit eksiztues “SGS Automotive Albania” nga shtatori i vitit të kaluar  i ishte shtyrë afati deri në fund të vitit 2020, duke qënë se ministria nuk kishte arritur të organizonte një tender ndërkombëtar për një kompani tjetër private.

 Poseduesit e mjeteve, nga janar i 2021, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të marrë shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve të tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme