Kopshti Zoologjik i Tiranës, së shpejti hap dyert për fëmijët

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve evropiane të hapësirave për kafshët, do të jetë së shpejti gati për fëmijët dhe vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje nga Kopshti i rilindur Zoologjik i Tiranës.
“Mirëmëngjes dhe me Kopshtin e rilindur Zoologjik të Tiranës, i cili së shpejti do të hapë dyert për fëmijët e kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.
Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.
Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




