Korabi e mbyll me fitore

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ndërsa Dinamo ka arritur të zyrtarizojë titullin kampion në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 3-0, në sfidën tjetër të kësaj jave, e fundit për këtë sezon, Korabi  i drejtuar nga trajneri Fehmi Bulku ka mposhtur po 3-0 Mirditën, ku spikati volejbollistja Anxhela Cibaku. Pavarësisht rezultatit, rivaliteti në parket ishte i fortë, me vajzat dibrane që fituan setin e parë me rezultatin 25 – 19, për të vazhduar më pas 25 – 20 dhe 25 -16.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme