Korça, kryeqëndër e sportit

Infrastruktura sportive në Korçë do të ndryshojë rrënjësisht edhe pse aktualisht qyteti verilindor e ka një kompleks dhe madje një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë. Qeveria ka vendosur që të ndërhyjë në mënyrë radikale në disa sektorë të këtij kompleksi ku më kryesorët do të jenë Stadiumi “Skënderbeu” dhe Pallati i Sportit në Korçë që do të shndërrohen së shpejti në qendra të reja për qytetin. Stadiumi “Skënderbeu” do të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin e “Air Albania” në kryeqytet, falë iniciatës së qeverisë për rikonceptimin dhe rizhvillimin e komplekseve sportive dhe të stadiumeve të futbollit në qytetet Durrës, Korçë dhe Vlorë, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në finalen e garës së studiove që prezantuan propjektet, u kualifikuan vetëm 3 të tilla ndërsa vendimi do të merrert nga një juri e përbërë nga profesionistë të fushës. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni, vendosi theksin në punën që po bën ekzekutivi për të ndryshuar fytyrën e gjithë infrastrukturës sportive në vend.
Në vijim, Rama uroi presidentin e FSHF, Armand Duka për rizgjedhjen në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, duke theksuar se është hera e parë në historinë e UEFA-s që një shqiptar, përfshihet në komitetin e UEFA-s dhe kjo e forcon edhe pozitën e Shqipërisë në përpjekjen tonë për të realizuar disa objektiva të tjerë. Ndërkohë, Duka u shpreh i kënaqur për këtë nismë, teksa vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për investimet në disa prej stadiumeve kryesore në vend dhe siguroi se falë këtyre zhvillimeve madhore Shqipëria mund të sigurojë organizimin e finaleve të një Kampionati Europian për të rinj.

3 studiot ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën e Dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit do të vazhdojnë garën për të marrë përsipër projektin që është vazhdim i punës së nisur me tre bashkitë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për rikonceptualizimin dhe rizhvillimin e komplekseve sportive dhe të stadiumeve të futbollit në qytetet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




