Korça, qyteti i festave i mbipopulluar nga vizitorët në këtë fillim viti

Sociale | 4 vite më parë

Qyteti i Korçës dhe rrethinat vijojnë të ngelen ndër atraksionet e preferuara në stinën e dimrit. Me mijëra vizitorë vendas e të huaj, kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në Korçë ndërsa strukturat akomoduese kanë qenë të rezervuara në masën 100%.

Bëhet fjalë për rreth 125 të tilla, 84 hotele e 41 bujtina në të cilat ofrohet shërbim cilësor, ushqim i mirë e muzikë tradicionale. Edhe në ditët e para të këtij viti, në Korçë ka vizitorë nga Kryeqyteti, Durrësi, Vlora, Elbasani, etj.

Në qytet, turistët kanë pasur mundësi edhe të argëtohen duke zgjedhur lojrat e instaluara në qendër të qytetit apo edhe të bëjnë xhiro mbi akull tek pista e patinazhit (plane në qendër+pista). Gjithashtu me interes për t’u vizituar kanë qenë edhe monumentet e kulturës, si Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjëtorja e parë Shqipe”, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, kishat e shumta në fshatin turistik të Voskopojës, etj.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme