“Korça Short Film Festival 2024”, Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër vjen në Korçë

Çel siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë. Për 5 netë me radhë, në kinemanë “Majestik” do të shfaqen 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës. Drejtori i Festivalit Gledis Bica thotë se këtë vit ka një sërë filmash me tematikë luftën
Risi e këtij viti do të jetë rikthimi i filmave për fëmijë ditën e shtunë. Një juri prej 3 anëtarësh do të vlerësojë filmat për të cilët në fund do të ndahen 6 çmime.
Festivali u çel me një program special “Films from Palestine” të përbërë nga 2 filma të shkurtër të realizuar nga regjisorë palestinezë me tematikë nga lufta që po zhvillohet në Palestinë, mbi përpjekjet, shpresat dhe ëndrrat e një populli që jeton mes luftës së vazhdueshme.
Gazetare: Geralda Sali
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




